Arrestohet i dyshimti për “tentim vrasje”

Arrestohet i dyshimti për “tentim vrasje”

Policia ka arrestuar një të dyshuar për “tentim vrasje”.  Prokurori i shtetit ka lëshuar vendim  mbi ndalim policor për 48 orë për veprën penale “vrasje në tentativë”. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

Duke folur për rastin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 31 janar 2021 rreth orës 23:38, policia e Kosovës në Gjilan ishte informuar se janë dëgjuar të shtëna me armë në  Rrugën “ N.Tereza” këtu në Gjilan. Njësitet patrulluese me urgjencë iu ishin përgjigje rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

 Nga hetimet e para ishte  mësuar se i dyshimti   E. R. (1999) i është afruar veturës Golf me tabela  01në të cilën ndodheshin dy persona dhe dyshohet se ka shkrep nga arma pistoletë dy herë duke goditur viktimën H. H. (2000) në këmbë.  Viktima urgjent ishte dërgua për tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

 I dyshimti kishte arritur të shmanget arrestimit për momentin duke u largu në drejtim të panjohur.

“Pas një pune hetimore operative me 10 shkurt 2021, rreth orës 10:15 është arrestuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale i dyshimti i lartcekur. I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.  Janë gjet prova të qëndrueshme se i njëjti është i involvuar në Veprën penale  “Tentim vrasje””, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.

 Sipas tij, njësiti i krimteknikës ka konfiskuar në cilësinë e provës materiale, një pistoletë të llojit Zoraki M 906-B, me një karikator të të njëjtës armë. 

Prokurori i shtetit ka lëshuar vendim  mbi ndalim policor për 48 orë për veprën penale “vrasje në tentativë”. Rasti është proceduar në prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/

KOMENTE