DYLON

Arrestohet i dyshimti për “Falsifikim parash”

Arrestohet i dyshimti për “Falsifikim parash”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka pranua informata se një i dyshuar në veturën  e tij ka para të falsifikuara.

Menjëherë kanë reaguar njësitet patrulluese të stacionit policor në Gjilan.

EkoHigjiena

Është arritur të ndalet vetura ,të cilën e drejtonte  B. B. (1983) ,me vendbanim në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, të dyshimtit i janë gjetur një sasi e monedhave metalike në vlerë  220 euro të metalta ,si  dhe një sasi e konsiderueshëm e pakove të cigareve.

Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshimtit në Prishtinë ku po ashtu janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme cigaresh të llojeve të ndryshme, ku dyshohet se janë blerë me para të falsifikuara.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar tre të dyshimtë dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku i dyshimti B.B. ndalet për 48 orë, ndërsa dy të dyshimtit tjerë lidhur me këtë rast lirohen në proceduar të rregullt. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.