Policia zvicerane ka arrestuar gjashtë zyrtarë të Federatës Botërore të Futbollit – FIFA. Policia ka kryer operacionin mëngjesin e sotëm në një hotel në Cyrih. Akuzat thuhet se përfshijnë shpëlarje të parave dhe mashtrim gjatë 20 vjetëve të kaluar.
Anëtarët e FIFA-s janë duke u mbledhur në Cyrih për takimin e tyre vjetor, që do të zhvillohet të premten, kur edhe mbahen zgjedhjet për kryetarin e Federatës.
Zyrtarët e arrestuar nuk janë identifikuar.
Sipas gazetës New York Times, ata pritet të ekstradohen në Shtetet e Bashkaura./Indeksonline/