DYLON

Arrestohet Gafurr Dugolli drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së

Avatar photo Redaksia

Sot në orën 11 e 45, në pikën kufitare Bllace të Republikës së Maqedonisë, nga policia e Maqedonisë është arrestuar Gafurr Dugolli drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së, i cili po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Arrestimi është bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur zoti Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

Ky nuk është rasti i parë kur ish ushtarët e UÇK-së, me akuza të fabrikuara dhe me kërkesë të policisë së Serbisë, ndalohen qytetarët e Kosovës, ish luftëtatrë të UÇK-së, nëpër kufijtë dhe aeroportet e shtetve të ndryshme. Tashmë pastërtia e luftës së UÇK-së është vertuar edhe nga gjykimet e stërzgjatura të Hagës.

EkoHigjiena

Me rastin e arrestimit të zotit Gafurr Dugolli organet shtetrore të Kosovës janë duke u marrë intensivisht, po ashtu kemi besim se edhe organet shtetrore të Maqedonisë do ketë mirëkuptim dhe do të lirojë zotin Dugolli, thuhet në njoftimin e Ministrisë së FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.