DYLON

Arrestohet funksionari radikal që dogji flamurin e Republikës së Kosovës

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i Partisë Radikale serbe, Nemanja Sharoviq është arrestuar sot me urdhrin e Prokurorisë së lartë në Beograd dhe momentalisht ai po pret të merret në pyetje në pallatin e Drejtësisë për shkak të fletëparaqitjes penale të bërë kundër tij për arsye të djegies së flamurit të “Republikës së Kosovës”, njoftoi partia e tij.

Paraqitja kundër Sharoviqit është deponuar për arsye të djegies së flamurit të Kosovës në protestën që partia e tij e kishte organizuar në muajin prill, me rastin e nëshkrimit të marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Daçiqit dhe Thaçit.

EkoHigjiena

Sipas këtij funksionari të radikalëve serbë, prokuroria ka pranuar “të bëhet topuzi i pushtetit”, sepse “shikuar juridikisht, djegia e një paçavure të pavlefshme, të cilën prokuroria e quan ‘Republika e Kosovës’, nuk mund të klasifikohet si vepër penale  Cenim i autoritetit të një shteti të huaj apo një organizate ndërkombëtare, për çka akuzohet”.

Partia e tij ka reaguar ashpër dhe e ka quajtur këtë akt politikë tradhtie e regjimit kundër radikalëve serbë, “të cilët nuk do të ndalen të luftojnë kundër kësaj politike tradhtare dhe rrugës humbëse drejt BE-së, në të cilën po na shtyjnë me çmimin e shkatërrimit të Serbisë”, thuhet në kumtesën e Partisë Radikale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.