/2L ONLINE/ – Policia në Gjilan me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan ka bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse, pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga 600 euro, nga dy viktimat meshkuj K-Shqiptar për rregullimin e diplomave të artizanaleve të ndryshme (autolimar, automekanik etj.).
Njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur dhe ka konfiskuar lista të personave të ndryshëm, një kopje e një certifikate të Qendrës së Aftësimit Profesional dhe një kontratë e pa protokolluar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/