• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia Viti

Arrestohet edhe personi i tretë lidhur me rastin për marrje e dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Redaksia 2LONLINE 24 Maj, 2023 3 min
 Arrestohet edhe personi i tretë lidhur me rastin për marrje e dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Identifikohet personi i tretë nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, personat e përfshirë dyshohen për marrje e dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore -Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative për disa muaj duke arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari me iniciale (A.R.) shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriut, dyshohet se është regjistruar si shtetas i Republikës se Kosovës në Komunën e Vitisë në mënyrë të kundërligjshme.

I dyshuari i lartcekur (A.R.) është regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile (M.D.) në Komunën e Vitisë dhe është pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim). Gjatë hetimeve i dyshuari (A.R.) është kuptuar se me rastin e regjistrimit si shtetas i Republikës së Kosovës kishte paguar shumen prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro). Të dyshuarit e lartcekur me iniciale(A.R.) dhe (M.D.), janë arrestuar me datën 27.04.2023.

Gjatë hetimeve të mëtutjeshme është kuptuar se personat e arrestuar, (A.R.) dhe (M.D.) nuk njihen mes veti dhe për kryerjen e kësaj vepre kanë pasur një person tjetër si ndërmjetësues, i cili është identifikuar si i dyshuari i tretë dhe për të cilin hetuesit janë vënë në kërkim dhe identifikim të tij.

Hetimet rreth njëmujore profesionale nga hetuesit policor rezultuan me identifikim të dyshuarit të tretë me iniciale (Z.H.), i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësimin, duke pranuar shumën prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro) nga (A.R.) duke ia dhënë të dyshuarit (M.D.), dhe kështu tre (3) të dyshuarit në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale “Dhënie të Ryshfetit”, “Marrje të Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë”.

Sot me datën 24.05.2023 i dyshuari (Z.H.), ka qenë i arritshëm për hetuesit, i cili është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit te intervistës me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit të të gjitha niveleve dhe zero kompromis do të aplikohet ndaj personave të përfshirë, pavarësisht rolit dhe pozitës që kanë. /2LONLINE/

Etiketa:keqpërdorim të detyrës zyrtare Policia ryshfeti Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Në veri të vendit arrestohen dy të dyshuar për veprën penale ‘posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve’

31 Maj, 2023

Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e zbulimit dhe sekuestrimit të Eurove të falsifikuara

30 Maj, 2023

Gjilan: Gjoba për tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë së lejuar

30 Maj, 2023

“Policia e Kosovës kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”

30 Maj, 2023

Deklaratë e PDK-së lidhur me situatën në veri të vendit

29 Maj, 2023

Presidentja Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë

29 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com