/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari i tretë i involvuar në rastin që është raportuar më herët të tentim-vrasje që kishte ndodhur në Kllokot.
Siç kishte raportuar policia më herët një i ri serb shtetas i Kosovës me banim në Kllokot ishte goditur me mjet të fortë që besohet të ketë qenë thikë. Viktima me urgjencë ishte dërguar fillimisht në një ambulancë në fshatin Shillovë, Komuna e Gjilanit, e më pastaj për shkak të plagëve ishte dërguar në Spitalin e Graçanicës.
“Pas një pune mirë të organizuar Operative nga ana e Policisë së Kosovës Njësitet e Hetimeve Rajonale kanë arrestuar me 15.9.2015, në orët e pasdites, fillimisht dy personat e dyshuar njëri nga ta i mitur,gjersa ditën e sotme në orët e mëngjesit është arrestuar edhe i dyshimti i tretë. Të dyshimtit që të tre shqiptar shtetas të Kosovës janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, gjersa Prokurori ka lëshuar aktvendimin mbi ndalimin e personave të arrestuar, për dy të dyshuar është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë, kurse për të miturin 24 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, motivi i incidentit në bazë të deklaratave të marra besohet të i ketë paraprirë zënkat dhe fyerjet që të involvuarit në rast, kanë pas në ditën kritike. Pas kompletimit të lëndës si tërësi ajo procedohet në Prokurori. /2L ONLINE/