DYLON

Arrestohet edhe një aktivist i Vetëvendosje-s

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje reagon kundër arrestimit të aktivistit Kushtrim Dakaj i cili u arrestua me urdhër të EULEX-it, në lidhje me aksionet e mëhershme politike. Ky arrestim konfirmon mungesën e drejtësisë në Kosovë dhe prirjet totalitare të pushtetit në vendin tonë. Përndjekjet ndaj protestuesve nuk po ndalen, ndërkohë që krimi e korrupsioni i pushtetarëve po rritet. Në vend që drejtësia të merrej me këta të fundit, prokuroritë e gjykatat tona janë vënë në shërbim të autokracisë që po tentohet të instalohet në Kosovë, duke arrestuar e përndjekur ata që kritikojnë dhe kundërshtojnë padrejtësinë.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistit Kushtrim Dakaj dhe ndaljen e përndjekjes së aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.