Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bjupi është arrestuar. Arrestimi i saj është bërë në Hajvali në hapësirat e Pallatit të Drejtësisë pas lëshimit të fletarrestim.
Donika Kadaj Bujupi është duke u marrë në pyetje në ndërtesën e Pallatin e drejtësisë, dhe ajo për momentin është duke iu përgjigjur trupit gjykues.
Para ndërtesës ku po mbahet Kadaj Bujupi, janë kolegët e saj nga AAK. Ahmet Isufi u tha gazetarëve se ky është një veprim i pastër politikë, dhe se ata janë aty për ta përkrahur deputeten.
Përndryshe, Njësitet policore janë në kërkim edhe të deputetit të Vetëvendpsjes Albin Kurti. Ato nuk kanë arritur ta arrestojnë Kurtin, i cili gjatë bastisjes së banesës së tij nuk gjendej në shtëpi.
Vetëvendosje nga ana e saj përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Policia po i përgjigjet urdhërave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë.
Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë.Ne nuk do të ndalemi pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht sa larg është i gatshëm të shkojë pushteti, në mbrojtje të “Zajednicës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.