Arrestohet Dardan Molliqaj
Policia e Kosovës e ka arrestuar sekretarin e “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë nga VV. Molliqaj është arrestuar duke hyrë në objektin e RTV21, ku ishte i ftuar në edicionin e lajmeve.
Policia e ka kërkuar atë sot gjatë ditës, pasi thotë se ka një thirrje për paraqitje në gjykatë.
