Arrestohet “Bekë polici”, dyshohet se mashtroi një qytetar, ia mori 450 €

Arrestohet “Bekë polici”, dyshohet se mashtroi një qytetar, ia mori 450 €

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për një rast të “mashtrimit” që ka ndodhur në Gjilan, me këtë rast ka arrestuar një të dyshuar që do të ballafaqohet me drejtësinë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ankuesi ka raportuar ne stacioni Policor në Gjilan se i dyshuari duke u prezantuar me emrin “Bekë polici” e ka mashtruar dhe ka arritur që duke e futur në lajthitje t’ia marrë 450 €.

“Pas veprimeve operative njësitet e policisë së Kosovës të stacionit policor në Gjilan kanë arritur që ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. I dyshimti është intervistuar dhe janë gjet prova të qëndrueshme se i njëjti është i involvuar në veprën penale “Mashtrim””, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në Prokurorinë themelore. /2LONLINE.com/

KOMENTE