DYLON

Arrestohet Arbër Ibrahimi, ish pjesëtar i UÇPMB-së, reagon LPD

Avatar photo Redaksia

Lëvizja e Progresit Demokratik dhe lideri i saj Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, reagojnë ashpër me rastin e burgosjes së ish pjesëtarit të UÇPMB-së, Arbër Ibrahimi, nga policia serbe.

Arbër Ibrahimi, nga fshati Nesalcë komuna e Bujanocit, gjatë vitit 2006, akuzohet nga Gjykata serbe, kinse, ai, dhe një grup të rinjsh, me rastin e festave nacionale të 28 nëntorit jo ligjshëm e kanë ngritur Flamurin Kombëtar, në ndërtesën e Komunës së Bujanocit.

EkoHigjiena

“Ndonëse i liruar nga Gjykata e Apelit, Arbëri ka jetuar një kohë të gjatë, jashtë vendit, kur sot, në Preshevë, arrestohet nga policia dhe me procedurë të shpejtë dërgohet në burgun e Vranjës”, thuhet në reagimin e LPD-së të nënshkruar nga kryetari Jonuz Musliu, të cilin e transmeton portali informativ Titulli.

LPD, arrestimin e Arbër Ibrahimit e konsideron si një akt provokativ dhe vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve e posaçërisht të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së.

Në rajonin e Luginës së Preshevës, nuk është e rregulluar me ligj përdorimi i simboleve kombëtare, mirëpo gjatë manifestimit të Ditës së Flamurit, këto simbole përdoren edhe nëpër institucione komunale.

Lëvizja e Progresit Demokratik kërkon lirimin e menjëhershëm të Arbër Ibrahimit dhe ndërprerjen e diskriminimit të mëtejmë të shqiptarëve nga Beogradi zyrtar, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.