DYLON

Arrestohet anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Artan Abrashi

Avatar photo Redaksia

Sot, Policia e Kosovës arrestoi në shtëpinë e tij anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashin. “Qeveria e Kosovës tash e sa muaj ka ndërsyer tërë aparatin represiv kundër opozitës, vetëm e vetëm për ta shtypur opozitën. Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës po tenton që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës, ashtu që t’i përmbushë apetitet e Serbisë mbi Kosovën. Me këto arrestime policia është vënë në mbrojtje të një Qeverie antikushtetuese, ajo po e mbron një pushtet jolegjitim dhe të rebeluar kundër Republikës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përndjekjet dhe arrestimet politike nuk do të na ndalin. Ne do të vazhdojmë protestën derisa të anulohen marrëveshjet, dhe derisa të largohet kjo Qeveri që e ka shkelur Kushtetutën, thuhet në fund të njoftimit të Vetëvendosjes.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.