DYLON

Arrestohen tre të dyshuar për ‘keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar’

Arrestohen tre të dyshuar për ‘keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar’
Avatar photo Redaksia

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) Mitrovicë Jug, pas hetimeve disa mujore të zhvilluara, duke aplikuar edhe masat e fshehta të hetimit sipas urdhëresës se Gjykatës Themelore të Mitrovicës në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e rastit dhe të asistuar nga Inspektoret e Shëndetësisë të Ministrisë së Shëndetësisë, sot më 15.06.2022, kanë inspektuar laboratorin e analizave në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri.

Gjatë inspektimit janë konfiskuar libra të protokollit dhe raporte mjekësore për të cilat dyshohet se laboranti V.T., (viti i lindjes 1959, mashkull kosovar) në bashkë-kryerje me kryeteknikun e këtij laboratori S.B., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) kanë shënuar vlera pa i ekzaminuar fare sipas procedurës mjekësore (centrifugim dhe ekzaminim mikroskopik) dhe duke i paraqitur ashtu si kanë dashur në raportet mjekësore të pacienteve, duke filluar nga data 01.04.2022 e deri me datën 31.05.2022.

EkoHigjiena

Kështu, bazuar në dëshmitë e siguruara përmes masave të fshehta dhe dëshmive të konfiskuara në laboratorin e në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri është siguruar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit:

– B.B., shef i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri

– S.B., Kryeteknik i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri dhe

– V.T. Laborant i Laboratorit në QMF 1 në Vushtrri

Kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Tre të dyshuarit, janë shoqëruar për tu intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës dhe në konsultë me Prokurorin kompetent të rastit të PTH-së në Mitrovicë, të lartë cekurve ju caktohet masa e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE/