DYLON

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, me njësitë e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë kanë arritur të sigurojnë informata/prova, të cilat dëshmojnë se tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, si pasaporta, letërnjoftime, çertifikata etj., me ç’rast dyshohet se i kanë përdorur si dokumente të vërteta.

Të dyshuarit me dokumentet e falsifikuara kanë tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të bëjnë shitblerje të tokave, me qëllim që të përfitojnë shumën prej 1 milion e 500 e 50 mijë euro, ku me këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘bashkëkryerja’, ‘ndihma’, ‘mashtrimi’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.

EkoHigjiena

Tre të dyshuarit me 30 korrik 2026, janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.