Arrestohen tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrantë dhe mallra

Arrestohen tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrantë dhe mallra

Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të përditshme, ka iniciuar dy raste: ‘kontrabanda me mallra’ dhe ‘kontrabanda me emigrant’, ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar mallra të kontrabanduar. Po ashtu, ka trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë.  

Kontrabanda me mallra: Njësia patrulluese e policisë kufitare, më  20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës. 

Drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.  Me këtë rast policia ka konfiskuar: 

  • Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total) 
  • Laptop të përdorur gjithsej 51 copë
  • Rregullator për laptop 98 copë
  • Tastatura për laptop te përdorura  39 copë
  • Pula të gjalla  53 copë
  • Neskafe 3/1   1 pako me gjithsej  180 copë
  • Sallame 14 copë me peshe prej  4.683 gram
  • Rafte metali 15 copë dhe
  • 13 artikuj ushqimor  248 copë.

Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit,  më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje  në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me pajisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia.  Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar. /2LONLINE.com/

KOMENTE