DYLON

Arrestohen tre persona nën dyshimin e bazuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Arrestohen tre persona nën dyshimin e bazuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

EkoHigjiena
  • D. E. lindur me 1985 kosovar/shqiptar
  • A. E.  lindur me 1986 kosovar/shqiptar
  • A. F.  lindur me 1998 kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

  • 14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,
  • 2 (dy) lojëra KENO,
  • 1 lojë me qen,
  • 1 (një) shtëpizë kompjuteri,
  • 1 (një) DVR,
  • 1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro, 
  • 2 (dy) armë zjarri,
  • 10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,
  • 7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),
  • 1 (një) telefon celular,
  • 4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.