/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Debëllde të komunës së Vitisë pas një mosmarrëveshje verbale tre të dyshuarit, që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, kanë sulmuar fizikisht tre viktimat po ashtu shqiptar shtetas të Kosovës me ç’rast njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se të dyshimtit përveç se i kanë sulmuar fizikisht njëri nga ta dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër. “Patrullat policore kanë kërkuar ndonjë dëshmi të mundshme por nuk kanë arrit të gjejnë ndonjë dëshmi materiale. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e personave të dyshuar mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen në mbajtje për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/