DYLON

Arrestohen të dyshuarit për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Arrestohen të dyshuarit për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prishtinë, pas marrjes së një informate dhe hetimit rreth saj, më 16.07.2019, ka arrestuar dy të dyshuar.

Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në Fshatin Shakovicë Komuna e Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Të dyshuarit (i pari pronar i lokalit, tjetri punëtor në lokal), të cilët janë arrestuar nga policia janë:

EkoHigjiena

· E. H. viti i lindjes 1998 m.k.sh. dhe

· A. H. viti i lindjes 1996 m.k.sh.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.