Arrestohen të dyshuarit për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”
Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Cërnicë të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”
Raporti i policisë:
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE
Fsh, Cërnicë, Gjilan 29.10.2024-NN. Pas një informate të pranuar se në një lokal ushtrohet veprimtari ilegale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’, pas hetimeve të zhvilluara, më 24.01.2025, është kryer kontrolli i lokalit dhe në të njëjtin janë gjetur dhe konfiskuar; një telefon mobil, një llap top, disa tiketa të lojës KENO dhe disa fletore me shënime të ndryshme. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
