DYLON

Arrestohen të dyshuarit për: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “mashtrim”

Arrestohen të dyshuarit për: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “mashtrim”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 25.2. 2019 pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e tre të dyshuarve.

Të dyshuarit e arrestuar janë:
– M.A. lindur me 1965, m. k. sh. ish pronar i një kompanie të
derivateve,
– Rr. M. lindur me 1980, f. k. sh. përmbaruese private dhe
– A.M. lindur me 1990, m. k. sh. menaxher i një kompanie.

E dyshuara, Rr. M. ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me
përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë.

EkoHigjiena

I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga
Dogana e Kosovës kompensim për ,,ruajtjen’’ e derivateve të naftës.

I dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me
përmbajtje të pavërtetë (fiktive) për ”ruajtjen’’ e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij.

I dyshuari M. A. në emër të “ruajtjes’’ së derivateve nga viti 2001 për Doganat e
Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana
në vlerë prej 14,131,529.97 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e tridhjetë e një mijë e
pesëqind e njëzetë e nëntë) € në emër të ruajtjes së derivateve.

Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.