(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën Dëshmorët e Vitisë, në Viti, janë arrestuar tre të dyshuar, punëtor të KEDS-it, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke marrë ryshfet në vlerë prej 200 € nga një qytetar në emër të një borxhi për energji elektrike.
Siç raporton policia njëri nga të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ,ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/