DYLON

Arrestohen personat e kërkuar nga gjykata

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Policia e Kosovës (PK) ka realizuar një plan operativ që kishte të bënte me arrestimin e personave me fletërreshtime dhe urdhëresa me burg efektivë.

“Konformë këtij plani kemi operuar në të njëjtën kohë, dhe kemi kërkuar tetë persona te dyshuar ne shtëpitë e tyre për realizim të urdhëresave gjyqësore me burg efektive. Prej tyre tre persona të dyshuar janë arrestuar ndërsa pesë të tjerë sipas informatave të marra nga familjaret e tyre shumica prej tyre gjinden jashtë shtetit”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për  Rajonin e Gjilanit.

EkoHigjiena

Hashani bëri të ditur se personat e arrestuar janë: 1. S. R. del: (1969). Gjilan, tre (3), vite burg efektiv. R. A. (1985), fshati Livoq i Ultë, Katërmbëdhjetë (14) muaj, burg efektiv dhe  H. H. (1986), Gjilan,  Njëzet e dy (22), ditë burg efektiv.

“Personat e dënuar dy nga ta dërgohen ne burgun e Dubravës, për vuajtje te dënimit, ndërsa personi i tretë dërgohet në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan për vuajtje te dënimit”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.