DYLON

Arrestohen personat e kërkuar me urdhëresa të gjykatës

Arrestohen personat e kërkuar me urdhëresa të gjykatës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia e Stacionit policor në Gjilan  e angazhuar në P.O “Realizimi I Urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata themelore me  16.04.2024 rreth orës 11:00 kanë ndaluar personin A. F. Shtetas i Kosovës i lindur më (1988) i cili kërkohej sipas Urdhëresa aktive të lëshuar lëshuar me 03.04. 2024, për shkak të veprës penale “ Blerje posedim ,shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge(neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së)”  në kohëzgjatje totale prej tetëdhjetë e tri (83) ditëve burg.

 Po ashtu me 16.04.2024  është ndaluar edhe personin i dytë  S.V. Shtetas Kosovar lindur (1967) i cili kërkohej për tri urdhëresa Urdhëresës të lëshuar më 02.04.2024 nga Gjykata themelore  e për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve”  (neni 314 par.6  të KPRK-së )i dënuar në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditë burg efektiv.

EkoHigjiena

Po me 16.04.2024 është ndaluar edhe personin i tret  R.M. Shtetas Kosovar lindur (1994) i cili kërkohej sipas Urdhëresës të lëshuar më 03.04.2024 nga Gjykata themelore  e për shkak të veprës penale “”Kontrabandë me emigrant”  (neni 164 par.2 të KPRK-së )i dënuar në kohëzgjatje prej tetëdhjetë e tri (83) ditë burg efektiv.

Pas përfundimit të procedurave që të tre këta persona menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me përkushtim do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, njofton policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.