DYLON

Arrestohen për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti, janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar 2.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

“Lidhur me rastin me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse pronë e njërit prej të dyshuarve me këtë rast janë gjetur dhe janë konfiskuar: 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishekë, një thikë, dy telefona dhe një tablet”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.