/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Sadullah Brestovci” në Gjilan, raportohet se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët e KEDS-it të cilët ishin duke e realizuar urdhëresën për ç’kyçje nga rrjeti elektrik. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë ./2L ONLINE/