DYLON

Arrestohen pastaj lirohen dy serbë të dyshuar për krime lufte

Avatar photo Redaksia

Dy serbë janë arrestuar në Vushtrri, me dyshimin se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka treguar se shtunën në fshatin Prelluzhë, janë arrestuar dy meshkuj të komunitetit serb.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit ‘Revolver’, tre fishekë të kalibrit të ndryshëm, tri mjete piroteknike, dy sprej lotsjellës, një këllëf të lëkurës, një shufër gome dhe një shufër metalike”, thuhet në raportin e Policisë.

EkoHigjiena

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.