DYLON

Arrestohen njëmbëdhjetë persona për bixhoz të kundërligjshëm

Arrestohen njëmbëdhjetë persona për bixhoz të kundërligjshëm
Avatar photo Redaksia

Hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti, pas pranimit të informacioneve relevante dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, më 04.06.2026 kanë realizuar një bastisje në një lokacion në fshatin Pozheran komuna e Vitisë, nën dyshimin se në këtë lokacion po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme që ndërlidhet me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.

Gjatë bastisjes janë arrestuar njëmbëdhjetë persona të dyshuar. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale.

EkoHigjiena

Me vendim të Prokurorit të Shtetit të rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt gjyqësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.