DYLON

Arrestohen nga polica, iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Arrestohen nga polica, iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Avatar photo Redaksia

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale  ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, nën dyshimin e përfshirjes së të dyshuarve në trafikim me narkotik, kanë ndërmarrë veprimet policore për të vërtetuar dyshimet e ngritura në këtë rast.

EkoHigjiena

Sot, më 27.09.2023 rreth orës 10:35, në Gjakovë, nga policia është ndaluar personi S.K., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar), gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi e substancës narkotike,  që dyshohet të jeta marihuanë.

Policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë, ka siguruar ‘urdhër për kontroll’ të banesës që shfrytëzohej nga i lartcekuri dhe i dyshuari tjetër S.Ll., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe dëshmi tjera si: lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë. Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.

Për veprimet lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore Gjakovë, provat materiale janë konfiskuar, me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.