DYLON

Arrestohen nën dyshim për: “mundësim apo detyrim në prostitucion”, “bashkëkryerje” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”

Arrestohen nën dyshim për: “mundësim apo detyrim në prostitucion”, “bashkëkryerje” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”
Avatar photo Redaksia

Arrestohen tre persona nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Ferizaj, pas një pune hetimore, më 12.07.2019, në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar tre të dyshuar.

I dyshuari dhe të dyshuarat e arrestuar janë:

EkoHigjiena

· Sh. L. viti i lindjes 1985 m.k.sh.

· G. I. viti i lindjes 1995 f.k.sh. dhe

· A. Gj. viti i lindjes 1991 f.sh.sh.

Një mashkull dhe dy femrat e arrestuara (njëra nga to shtetase e Shqipërisë) dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘bashkëkryerja’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion”.

Me vendim të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj, i dyshuari dhe të dyshuarat ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.