DYLON

Arrestohen me dyshimin se kërkonin para në emër të një shoqate bamirësie fiktive

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në qendër të qytetit, përkatësisht në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë, Policia e Kosovës, patrulla policore i ka takuar duke kërkuar të holla nga qytetarët, katër të dyshuar që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës. Mësohet se ata ishin nga komunat tjera të Kosovës. Sipas tyre, ata janë punëtor të shoqatës “Ndihmesa’’ nga Ferizaj, por që dyshohet të jetë shoqatë fiktive.

“Dyshohet se të hollat që mblidhen nuk shfrytëzohen për qëllime bamirësie por ato merren me lajthitje nga qytetarët dhe përdoren për përfitime të personave të caktuar përmes mashtrimit.

EkoHigjiena

Te dyshuarit janë sjell në stacion policor , me urdhër të prokurorit të shtetit parat ( 335 € dhe 40 CH) janë konfiskuar dhe është iniciuar rast “mashtrim” dhe i dedikohet njësisë së hetimeve “, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.