DYLON

Arrestohen katër persona të dyshuar për ‘’Keqpërdorim të detyrës zyrtare’’, ‘’Ushtrim ndikimi, dhe ‘’Bashkëkryerja’’

Arrestohen katër persona të dyshuar për ‘’Keqpërdorim të detyrës zyrtare’’, ‘’Ushtrim ndikimi, dhe ‘’Bashkëkryerja’’
Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK-SHK), në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë me datë 24.11.2026 rreth ora 08:50, ka filluar me realizimin e urdhrit për kontroll nga Gjykata Themelore Prishtine, në dy lokacione te ndryshme ne rajonin e Ferizajt.

Veprimet operacionale vijnë pas hetimeve të zhvilluara për një kohe të gjatë, me ç ‘rast tre persona të dyshuar, në pozita dhe role të ndryshme zyrtare si zyrtar të Gjykatës në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, dyshohen se kanë konsumuar veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-se, “Ushtrim i ndikimit” nga neni 242 i KPRK-se dhe nga neni 31 “Bashke kryerja”, duke ushtruar ndikim ne proces-afatet kohore te shpalljes se vendimeve gjyqësore dhe çështje te punësimit.

EkoHigjiena

Gjatë kontrollit janë sekuestruar: 4 telefona celulare, dy shtëpiza PC, si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve. Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të PTH Prishtinë ndalohen për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.