DYLON

Arrestohen katër aktivistë të Vetëvendosjes

Avatar photo Redaksia

Siç njofton Lëvizja vetëvendosje, mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës arrestoi katër aktivistë të saj, tek po shkruanin parulla kundër “Zajednicës”.

Pamundësinë e argumentimit në favor të “Zajednicës”, Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve. Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e VETËVENDOJSE!-s, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka, thuhet n ëreagimin e Vetëvendosjes.

EkoHigjiena

Sipas saj, kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve. Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit.

Aktivistët e arrestuar janë:

1. Arsim Maqastena
2. Artan Krasniqi
3. Faton Shabani
4. Naim Bunjaku

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.