Në vazhdën e hetimeve dhe vazhdimit të realizimit të operacionit të antidrogës të koduar me emrin “Golfi”, sot me datën 15.01.2024 njësia e antidrogës në Prishtinë kanë arritur t’i lokalizojnë edhe dy persona të dyshuar me iniciale (G.M. dhe Sh. M.) që ndodheshin në arrati e të cilët kërkoheshin që nga data 13.01.2024, pasi dyshohet se janë të përfshirë në rastin e cekur më lart.
Gjatë një operacioni taktik sot reth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes .
Në lokacionin/shtëpinë në të cilën ishin duke u strehuar të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante si në vijim: një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të renda ku me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore, thuhet në njoftim. /2LONLINE/