DYLON

Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarkuan me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj

Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarkuan me kredi prej 25 mijë eurove pa dijeninë e saj
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës me njësitë e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka kryer veprime hetimore me autorizim të Prokurorit të Shtetit, mbi dyshimet se i dyshuari nr.1 m/k në cilësinë e menaxherit bankar ka tejkaluar autorizimet ligjore, duke liruar mjetet në vlerë prej njëzet e katër mijë (24.000,00) euro, ashtu që ka urdhëruar kundërligjshëm të dyshuarin nr.2 m/k që të kryej transaksionin e të hollave në llogari të dy bizneseve.

I dyshuari i dytë analist bankarë, ka ekzekutuar urdhrin verbal të menaxherit të kësaj banke duke transferuar njëzet e katër mijë (24.000,00) euro nga llogaria e të dëmtuarës (të cilën paraprakisht e kishin ngarkuar me kredi prej 25 mijë euro pa dijeninë e saj), nga dymbëdhjetë mijë (12.000,00) euro për secilin biznes.

EkoHigjiena

Pas veprimeve të kundërligjshme të të dyshuarve, kredia në emër të dëmtuarës është ngarkuar me procedurë përmbarimore, e më pas është kallëzuar penalisht në Prokurori nga banka, edhe pse ky subjekt nuk ka ofruar asnjë provë që dëshmon se në emër të saj është realizuar kredia prej njëzet e pesë mijë (25.000,00) euro.

Të dyshuarit e lartë cekur, me veprimet e tyre të dëmtuarës i kanë shkaktuar dëm duke e ngarkuar me kredi fiktive, përfshirë edhe përmbarimin pa dijeninë e saj. Të njëjtit janë intervistuar në prani të mbrojtësve, ndërsa me Aktvendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, përderisa hetimet për rastin do të vazhdojnë në aspektin financiar, në drejtim te zbardhjes së shumës prej njëzet e pesë mijë (25.000,00) euro.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të punoj me përkushtim dhe vendosmëri, në zbulimin e të gjitha veprave penale dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.