/2L ONLINE/ – Hetuesit e Policisë së Kosovës, stacioni Policor i Gjilanit, gjatë patrullimit sipas Planit Operativ për parandalimin e ‘Rasteve të Grabitjeve’ dhe preventimin e rasteve të vjedhjeve nëpër lokacione të ndryshme, me date 02.04.2015 rreth orës 00:50 në rrugën ‘Halim Orana’, në Gjilan, kanë vërejtur dy të dyshuar që ishin duke lëvizur me biçikleta.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në momentin që i kanë parë policinë, të dyshuarit kanë devijuar rrugën me qëllim për tu shmangur ballafaqimit me policinë.
Sipas tij, njeri nga të dyshimtit Sh. Q.(1988) ka hyrë në një shtëpi të pabanuar ku e ka pasur një çantë sportive me vete të cilën e ka hedhur.
Hahsani tha se i dyshimti është ndalë nga policia, dhe gjatë kontrollit në çantë e tij janë gjetur:
1. Një thikë Ushtarake.
2. Një Pajser i hekurit, dyshohet (për hapjen e dyerve me forcë).
3. Nje palë dorëza te zeza, lëkure.
4. Një ‘Pfefer Sprey’ e markës ‘KO-FOG’.
5. Tri shishe Benzinë nga 1.5 litra.
6. Një Maskë e zezë për mbulimin e fytyrës.
Sipas zëdhënësit hahsnai, personi tjetër M. H. (1991) Fillimishtë ka arritur të shmanget duke mos i përfillur urdhrave e Policëve, por pas një kohe edhe i dyshimti i dytë është ndalë nga Policia dhe gjate kontrollit i është gjetur:
1. Një palë doreza të zeza dhe
2. Një maske e Zezë për mbulimin e fytyrës
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve të tyre. Sendet e gjetura janë konfiskuar, në cilësi të provave materiale.
Toger Hashani tha se me vendim të prokurorit të shtetit të dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë pasi që ekziston mundësia që kanë kryer ndonjë vepër penale, duke u bazuar në provat qe janë gjetur tek të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet hetuese të Policisë së Kosovës stacioni Policor në Gjilan.
“Kohëve të fundit kemi pas disa raste të ‘Vjedhjeve’ dhe ‘Tentim Grabitjeve’, andaj i apelojmë të gjithë qytetarët që vërejnë persona të dyshimtë se lëvizin nëpër lagjet dhe vendbanimet e tyre menjëherë të lajmërojnë Policinë e Kosovës përmes numri 192,i cili është në disponim njëzetekatër orë pa ndërpre. Policia e Kosovës ka hartuar plane të veçanta Operative me qëllim të parandalimit dhe preventimit, veçanërisht të vjedhjeve, në vazhdën e këtyre masave disa persona të dyshimtë veç janë arrestuar, dhe dërguar në Gjykatë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan . /2L ONLINE/