DYLON

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie
Avatar photo Redaksia

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të shpejtë hetimore dhe veprimeve operacionale ka lokalizuar dhe ka arrestuar dy të dyshuar E.B. dhe A.A. (meshkuj kosovarë/shqiptarë).

Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova se të njëjtit në bashkëveprim me datën 11.09.2023 në fshatin Pozheran komuna e Vitisë i kanë vënë zjarrin një objekti pronë e ankuesit. Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

EkoHigjiena

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Zjarrvënie’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.