DYLON

Arrestohen dy të dyshuar për veprat penale:”keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “falsifikimi i dokumenteve”

Arrestohen dy të dyshuar për veprat penale:”keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “falsifikimi i dokumenteve”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, ka zhvilluar hetime disa mujore lidhur dyshimet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në Komunën e Novobërdës. Duke përfunduar me dyshime të arsyeshme se një kompani private me seli në Prishtinë, përmes falsifikimit të dokumenteve edhe pse e pa licencuar nga AKPM-ja, në vazhdimësi ka bërë furnizimin me barna dhe produkte të tjera medicinale QKMF-të e komunës së Novobërdës.

Gjatë hetimeve të zhvilluara janë siguruar dëshmi (fatura) të cilat krijojnë dyshime se kompania e lartshënuar kinse ka furnizuar QKMF-të e Novobërdës me produkte medicinale në vlerë prej 2,000.00 (dymijë) €, e që në fakt këto furnizime (fatura të siguruara) kanë qenë fiktive për të cilat janë mare paratë nga Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Novobërdës, por për to asnjëherë nuk ishin pranuar barna apo produktet tjera medicinale nga QKMF-të e Novobërdës. 

EkoHigjiena

Në lidhje me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar: ish Drejtori i Shëndetësisë në K.K. Novobërdë T. S., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar) dhe pronari i kompanisë nga Prishtina  A. R., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar).  Bazuar në të gjeturat e hetimit, i dyshuari T.S. në cilësinë e Drejtorit të Shëndetësisë në K.K. Novobërdë me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”  ndërsa pronari i kompanisë private me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. 

Pas përfundimit të intervistave, sot me datë 24.12.2021, dy të dyshuarit e lartshënuar me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 ore dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.