DYLON

Arrestohen dy të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Viti

Arrestohen dy të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Viti
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Hetimeve nga Stacionit Policor në Viti, pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të mirë organizuara operative në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 10.07.2025 ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar (meshkuj kosovarë).

Arrestimi i të dyshuarve është bërë bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit në dy raste të ndara, njëri në rrugën “Ylvi Demiri” në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit, i cili ka përfshirë dhe djegur rreth shtatë (7) hektarë tokë të mbjellë me grurë.

EkoHigjiena

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë qytetaret të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm pasi që ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme të mëdha, të përhapë flakët në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Për çdo rast të zjarrit apo dyshim për veprimtari të paligjshme në këtë drejtim, ftojmë qytetarët të raportojnë menjëherë në numrat emergjentë 192 ose 112, në mënyrë që të reagojmë me kohë dhe të parandalojmë pasojat, njofton policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.