DYLON

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale
Redaksia

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve të rastit të datës 04.10.2026, sot më 11.11.2026, në cilësi të të dyshuarave janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Të dyshuarit janë intervistuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar’. Dy të dyshuarit: H.L., dhe T.M., (meshkuj kosovarë), në cilësi të drejtorit të një kompanie, gjegjësisht tjetri si menaxher i saj, dyshohen që kanë pranuar dy  grante në vlerë prej  575,736.00 €.

EkoHigjiena

Granti  i parë është fituar në vlerë prej 293,500.00 €. Dyshohet  që nga shuma e përgjithshme  e këtij garanti janë keqpërdorur 23,000.00 € duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat  e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi.

Granti i dytë  është fituar në vlerë prej 282,236.00€, nga kjo shumë janë keqpërdorur 39,902.00€ duke paraqitur raportim të rrejshëm se linjat  e shpenzimeve për blerjen e makinerive, janë realizuar në tërësi.

Gjatë procesit hetimor është vërtetuar që të dyshuarit nga këto dy grante kanë arritur të  keqpërdorin mjete monetare në vlerë prej 62,902.00 € në tersi.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve të tyre mbrojtës dhe më pas, me urdhër të prokurorit të rastit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.