Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në “Ndërtim të kundërligjshëm-Uzurpim prone”fotoilustirm

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në “Ndërtim të kundërligjshëm-Uzurpim prone”

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit të shtetit nga ana e Policia së Kosovës, me datë 19 mars 2018, rreth orës 17:00, në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar, drejtori i një kompanie dhe mbikëqyrës i kontraktuar nga ajo kompani.

“Të dyshuarit kanë ndërtuar objektin afarist-banesor në kundërshtim me lejen ndërtimore duke tejkaluar një sipërfaqe të ndërtimit prej 806m², më ç’rast investitori ka uzurpuar një pjesë të hapësirës publike në sipërfaqe prej 232m²”, ka thënë zëdhënësi Hashani

Sipas tij, të dyshuarit kanë injoruar aktvendimet nga inspektorët komunal të ndërtimit dhe nuk kanë përfillur urdhrat duke vazhduar me ndërtim.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pasi janë intervistuar, ndalen në mbajtje për 48 orë.

Rasti procedohet në Prokurorin Themelore.

KOMENTE