DYLON

Arrestohen dy të dyshuar për “marrje ryshfeti’, “dhënie ryshfeti” dhe “përvetësim në detyrë”

Arrestohen dy të dyshuar për “marrje ryshfeti’, “dhënie ryshfeti” dhe “përvetësim në detyrë”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 7 nëntor 2018, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘marrje ryshfeti’ Neni 428, ‘dhënie ryshfeti’ Neni 429 dhe ‘përvetësim në detyrë’ Neni 425.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
S. V. m/k/serb – Gardian i Shërbimit Korrektues të Kosovës
P. M. m/k/shqiptar – Zyrtar në Ministrinë e Diasporës

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, duke shkëmbyer (dhënien) e parave në shumë prej 3.000,00 (tre mijë euro) para të gatshme me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë .

EkoHigjiena

Njësitet relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe hetimet ndaj mundësisë së organizimit të ndonjë tentim ikjeje të personit të paraburgosur në fjalë

Ndaj të dyshuarve pas intervistimit dhe kompletimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.