/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për Portalin 2L ONLINE, se sot kanë arrestuar dy të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se më 24 prill kanë kryer veprën penale grabitje në tentativë.
Ky rast kishte zgjuar interesimin e publikut edhe për faktin se, fillimisht, disa media kishin raportuar se ka pasur tentativë për grabitje të dy fëmijëve. Por se, zëdhënësi Hashani kishte sqaruar se nuk kishe grabitje të fëmijëve, por tentim grabitje të një argjendarie. Sipas tij, ata të cilët kanë tentuar që ta grabisin argjendarinë, duke u larguar i kanë frikësuar fëmijët dhe është krijuar përshtypja se fëmijët janë grabitur.
Dhe sot, siç bënë të ditur toger Hashani, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, tentim grabitje, Policia e Kosovës, njësitit i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit, ka arritur t’i arrestojnë dy të dyshuarit, për të cilët ekziston dyshim i arsyeshëm se me 24 prill kanë kryer veprën penale grabitje në tentativë.
“Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku në prezencën e avokatëve mbrojtës janë intervistuar lidhur me rastin dhe pas intervistimit, të njëjtit, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë”, ka thënë Hashani.
Ai ka kërkuar nga mediat të mos nguten në raportim, por se të kontaktojnë përherë edhe burimin zyrtar në mënyrë që të mos dalin informacione të paverifikuar e të pasakta, që mund të shkaktojnë pastaj shqetësim tek qytetarët. / 2L ONLINE/