Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim të parasëfotoilustruese

Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ,njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara në vazhdimësi kanë arritur të identifikoj dy të dyshuarit, si kryes të veprës penale “Falsifikimi i parasë’’.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas sigurimit të provave të besueshme, janë realizuar bastisje në shtëpitë e të dyshuarave, në dy lokacione të ndryshme, me ç ‘rast të njëjtit janë arrestuar dhe janë sjell në stacion policor në Gjilan.

Gjatë intervistimit të të dyshuarve janë gjet provat të qëndrueshme se këta të dyshuar janë të përfshirë në kryerjen e veprës penale të lartpërmendur. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe 3.2 gram substancë e dyshuar si marihuanë. Substanca e dyshuar i është dorëzuar njësisë së antidrogës të cilët kanë proceduar me rast”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Ai tha se është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili të dyshuarve u ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/

KOMENTE