DYLON

Arrestohen dy të dyshuar për “dhënie ryshfeti” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

Arrestohen dy të dyshuar për “dhënie ryshfeti” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore/operative për disa muaj me radhë, ku si rezultat janë siguruar dëshmi se dy persona të dyshuar përmes kryerjes së veprave penale ‘dhënie e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë bërë regjistrimin e njërit nga të dyshuarit si shtetas të Republikës së Kosovës në mënyrë të kundërligjshme.

Pas një pune intensive hetimore nga ana e njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Gjilan, është zbuluar se i dyshuari mashkull me iniciale A. R. viti i lindjes 1978, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në këmbim të regjistrimit të tij si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë, kishte paguar shumën prej 10000,00 (dhjetë mijë euro) përmes një të dyshuari tjetër i cili ndodhet në kërkim policor, me qëllim të regjistrimit të tij në sistemin elektronik të gjendjes civile, duke u pajisur kështu me dokumente personale si: certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim nga ana e të dyshuarit mashkull kosovar me inicialet M. D. viti i lindjes 1962.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin personat e dyshuar të identifikuar janë intervistuar, ku ndaj të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘dhënie e ryshfetit’ si dhe i është sekuestruar letërnjoftimi i Republikës së Kosovës e po ashtu i është anuluar regjistrimi nga Drejtoria e Administratës/Sektori i Gjendjes Civile, Viti.

Ndaj të dyshuarit të dytë i cili ka kryer shërbimin e regjistrimit të kundërligjshëm të të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe pas aktvendimit të prokurorit kompetent mbi ndalim, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.