DYLON

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë
Avatar photo Redaksia

Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, kanë ndaluar për kontroll dy vetura. Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë.

Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë.

EkoHigjiena

Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike.

Për rastin është njoftuar Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Mitrovicë Veri, të cilët kanë dalë në vend-ngjarje. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me akt-vendim nga ai, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në  48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.