DYLON

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia e Stacionit policor në Gjilan  e angazhuar në P.O “Realizimi I Urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata themelore me  15.04.2024 rreth orës 09:00 kanë ndaluar personin A. R. Shtetas i Kosovës i lindur më (1991) i cili kërkohej për 19 Urdhëresa aktive të lëshuar në vitet 2022, 2023 dhe 2024 nga Gjykata themelore e Gjilanit, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve”  (neni 314 par.6  të KPRK-së) në kohëzgjatje totale prej nëntëdhjetë e nëntë (99) ditëve burg.

Po ashtu sot është ndaluar edhe personin i dytë  A.  I. Shtetas Kosovar lindur (1982) i cili kërkohej sipas Urdhëresës të lëshuar më 24.10.2023 nga Gjykata themelore  e Gjilanit, EDGJ.nr.669/22  për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”  (neni 186 par.3 të KPRK-së)  i dënuar në kohëzgjatje prej shtatëdhjetë e një (71) ditë burg efektiv.

EkoHigjiena

 Pas përfundimit të procedurave që të dy menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me përkushtim do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.