DYLON

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”
Avatar photo Redaksia

Stacioni Policor në Viti më datë: 18.05.2022 ka pranuar një ankesë nga një qytetar se në qytetin e Vitisë është mashtruar nga dy persona të dyshuar  të cilët i kanë ofruar një sasi ari për shitje që dyshohet se ishte i falsifikuar, për të cilin viktima ka paguar 1450 €.

Pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitët relevante dhe shumë shpejtë kanë arritur të identifikojë veturën e të dyshuarve që kanë kryer veprën penale të mashtrimit. 

EkoHigjiena

Janë ndërmarrë veprime operacionale në koordinim edhe me njësi tjera policore të kufirit dhe është arritur të ndalohet  vetura me dy personat e dyshimtë në pikën e kalimit kufitar “Hani i Elezit”. 

Njësia e hetimeve, Stacioni Policor në Viti ka intervistuar dy të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit E.B 1955 shtetas i Maqedonisë Veriore dhe T.S shtetas i Maqedonisë Veriore 1946  janë ndalë në mbajtje për 48 orë, njofton Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë së Gjilanit. /2LONLINE/