DYLON

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘mashtrim’

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘mashtrim’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në vazhdën e veprimeve aktive për luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në vend pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi” ka ndermarr disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.

Marr parasyshë hapsirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovisës Jugu, sot është realizuar arestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”.

Personat e dyshuar, të arrestuar janë:

EkoHigjiena

S.D; (1982) mashkull/serb, shtetas i Serbisë dhe
S.S; (1967) mashkull serb/Kosovar

Ndërsa, si prova material janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy pesonat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.